LAJMI I FUNDIT:

11 stërvitje që mund t’i bëni me të dashurin tuaj në shtëpi

11 stërvitje që mund t’i bëni me të dashurin tuaj në shtëpi

Koordinoni veprimet tuaja për të forcuar lidhjen tuaj emocionale edhe më shumë

Shumica e gjërave janë më të kënaqshme kur bëhen me një person tjetër. Sidomos ushtrimet fizike.


Pra, pse të mos bashkoheni me gjysmën tuaj tjetër dhe të bëni një stërvitje të përbashkët në shtëpinë tuaj?

Ku ka më mirë se këto ushtrime t’i bësh pikërisht me personin që do?!

Ju do të jeni më të tërhequr nga partneri pas stërvitjes. Poashtu, aktiviteti fizik mund të rrisë kënaqësinë seksuale për ju dhe partnerin.

Traineri i fitnesit dhe themeluesi i studios Define. London Ashley Verma, sugjeron të provoni këto 11 ushtrime në shtëpi.

1. Hedhje dhe galiç të lehta

Përsëritini 20 herë

2. Pompat forcojnë muskujt e supeve, krahëve, gjoksit dhe barkut

Përsëritini 10 herë me njërën dorë dhe 10 herë me dorën tjetër

3. Mbështetje në mur dhe ushtrime tricepsi

3 raunde nga 20 sekonda secili

4. Hedhje me duar të kapura

Filloni me 20 hedhje, përsëritini edhe një herë

5. Hedhje të larta dhe “toke”

Fillojeni me 10 hedhje nga një anë dhe 10 nga ana tjetër

6. Pompa me mbajtje në kofshë

Secili nga 10 pompa

7. Ngritje këmbësh dhe puthje

Secili nga 10 ngritje këmbësh

8. Ulje në karrige me duar të kapura

Fillojeni me 20 copë

9. Ngjitje mali dhe ulje në mur

Fillojeni me nga tre raunde nga 30 sekonda secili, më pas 60 dhe në fund 90 sekonda.

10. Ngritje anësore duke kapur duart

Filloni me 30 sekonda dhe ndërroni krahun e këmbës

11. Zemra në çift

Formoni gjysmë zemre me këmbët 10 herë dhe pas ndërroni krahun