LAJMI I FUNDIT:

11 futbollistët e shpëtuar nga shpella janë ‘shëndosh e mirë’

11 futbollistët e shpëtuar nga shpella janë ‘shëndosh e mirë’

Tetë futbollistët e parë të shpëtuar nga shpella në veri të Tajlandës kanë shëndet të mirë mendor dhe fizik.

Kështu thonë zyrtarë të emergjencave, duke shpresuar që edhe dy të tjerët pritet që të shpetohen brenda ditës, përcjell Telegrafi.


Vazhdon operacioni i shpëtimit për të bllokuarit në një shpellë në Tajlandë
Lexo po ashtu Vazhdon operacioni i shpëtimit për të bllokuarit në një shpellë në Tajlandë

Futbollistët që janë nxjerrë nga shpella në dy ditët e kaluara, kanë bërë analizat e rrezeve X dhe gjakut, ku dy prej tyre janë trajtuar me pneumoni dhe do të qëndrojë në spital për shtatë ditët e ardhshme.

Futbollistët ishin ngujuar në shpellë që nga 23 qershori, pasi shiu i madh e përmbyti daljen. /Telegrafi/