Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar publikimin vjetor të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitin 2022.
Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar është zbatuar nga muaji janar i vitit 2015, ndërkohë që përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 – 2022, të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.
Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2022 ishte 11.6%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2022 ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6%, krahasuar me vitin 2021. Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (44.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. (34.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.7%); bukë dhe drithëra (25.2%); gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë (22.0%); mish (17.4%)”
“Sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.0%); kafe, çaj dhe kakao (14.2%); shërbime të transportit (13.6%); prodhime ushqimore (13.2%); shërbime hoteliere (11.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (10.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%); energji elektrike (7.4%); kujdes personal (7.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.3%); pajisje shtëpiake (6.2%); peshq (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (5.7%); blerje e automjeteve (5.2%); gjëra personale (5.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (5.0%); pije alkoolike (4.1%); produkte farmaceutike (3.7%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.7 për qind në IHÇK”.
Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-5.4%), me një ndikim të përbashkët prej (-0.1 për qind) në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën