Në 105-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, konfirmoi mbështetjen e palëkundur për zhvillimin dhe modernizimin e tyre.
Me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta shprehu konsideratën më të lartë për përkushtimin dhe sakrificat e FA-së në shërbim të atdheut dhe interesave kombëtare.
“Një mirënjohje të veçantë kam për të gjithë familjarët e ushtarakëve tanë, sakrificat e tyre dhe forcën që ata gjejnë për të përballuar largësinë dhe mungesën e bijve, prindërve dhe bashkëshortëve të tyre. Në këtë përvjetor të shënuar historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare që nga Mehmet Pash Derralla deri në ditët e sotme”, shprehet Presidenti.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti shprehu nderimin për heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë.
105-Vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura na gjen sot anëtarë të NATO-s, ndaj kreu i shtetit shprehu një falënderim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarakët shqiptarë që kontribuojnë aktualisht përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.
“Në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me përkushtim për t’u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend. Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike”, u shpreh Presidenti.
Ky moment historik, sipas Metës, është nxitje për të inkurajuar Kuvendin e Shqipërisë, qeverinë dhe gjithë aktorët e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar Forcat e Armatosura nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se, “në këtë ditë që shënon edhe 105 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë, gjithnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”.
Në 105-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shprehur përmes një video-je në FB, mirënjohjen e saj ndaj burrave e grave që kanë sakrifikuar dhe vijojnë të sakrifikojnë për atdheun.
“Në 105-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura dua të përgëzoj dhe shpreh mirënjohjen e thellë për burrat dhe gratë nën uniformë që përgjatë një shekulli kanë sakrifikuar edhe jetën për atdhe”, shkruan Xhaçka. “Lavdi për ata që i krijuan Forcat e Armatosura të Shqipërisë!
Lavdi për dëshmorët e atdheut! Respekt për ata që kanë ngritur e ngrenë lart flamurin kuqezi nëpër misionet e NATO-s anekënd globit! Krenare, vijon ajo, për përkushtimin dhe sakrificën e mijëra trimave që gjenden pranë komunitetit sa herë është e nevojshme, ashtu siç po bëjnë dhe këto ditë të vështira për zonat e përmbytura. #105VjetFA”, shkruan Xhaçka në FB.
Forcat e Armatosura u krijuan në 4 Dhjetorë të 1912-ës pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë Shqiptarë në Vlorë. Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti Sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar). Sot FA-të kanë një mision edhe më të madh, me tipar global. Të qenit pjesë e NATO-s i ka dhënë FA-ve mundësinë për të shtrirë misionin e tyre në disa vende të botës, si Afganistan..etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Al-Jazeera": A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit është një farsë

Eurodeputetët kroatë kërkojnë të ndëshkohet Serbia për sulmin terrorist në veri

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist