LAJMI I FUNDIT:

100-vjeçarja feston ditëlindjen me “Makarena” (Video)

100-vjeçarja feston ditëlindjen me “Makarena” (Video)

Një gjyshe ka dëshmuar se mosha nuk është një limit kur vjen puna tek kërcimi, duke festuar ditëlindjen e saj të 100 me “Makarena”.

Doreen Vickery, nga Gravesend në Kent të Britanisë, ka argëtuar familjarët dhe miqtë me performancën e saj.  Në video ajo duket duke lëvizur belin dhe duke kënduar teksa kërcen sipas muzikës.


Djali i saj, 70-vjeçari Michael Vickery, tregon se ne i vendosëm asaj këngën e Makarenës pasi në një udhëtim me krocera rreth 15 vote më parë ajo kishte filluar ta kërcente atë, transmeton tch.

Ai shton se mamaja e tij ka filluar të këndojë e kërcejë prej Luftës së Dytë Botërore për ushtarët britanikë.