LAJMI I FUNDIT:

100 vite marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë, Xhaçka: Dy “avokate të forta” të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së

100 vite marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë, Xhaçka: Dy “avokate të forta” të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Çekisë dhe Ambasadën e Republikës së Sllovakisë zhvilluan një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me atë që dikur quhej Çekosllovaki.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria është mirënjohëse ndaj Çekisë dhe Sllovakisë për rolin e tyre pro-aktiv në advokimin dhe përshpejtimin e rrugës sonë drejt BE-së.


“Shqipëria i konsideron Çekinë dhe Sllovakinë si dy “avokate të forta” të rrugëtimit tonë drejt BE-së. Zërat e tyre, si pjesë edhe të Grupit të Vishegradit, kanë qenë shumë të rëndësishme në lidhje me avancimin e Shqipërisë në agjendën e saj evropiane”, ka thënë ministrja, sipas një njoftimi për shtyp të ministrisë.

“Ndaj dhe mirëpresim vijimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë e konstruktiv, veçanërisht gjatë Presidencës së ardhshme çeke të BE, në gjysmën e dytë të këtij viti, për të avancuar përpjekjet tona për integrim më të ngushtë e më të shpejtë të Shqipërisë me BE-në”, shtoi Xhaçka.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori i Çekisë Karel Urban, shprehu mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për proceset integruese evropiane të Shqipërisë.

“Shpresoj se Konferenca e parë Ndërqeveritare do të ndodhë në qershor. Jam i sigurt se Presidenca Çeke do të bëjë të pamundurën për të vazhduar dhe shtyrë procesin më tej, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të trishtueshme në Ukrainë”, tha ai.

Ndërsa, Ambasadori i Sllovakisë Peter Spišiak theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Sllovaki bazohen në vlera dhe prioritete të përbashkëta që do t’i udhëheqin dy vendet të punojnë së bashku gjatë viteve të ardhshme.

“Bashkëpunimi ynë i ndërsjellë vazhdon edhe gjatë anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sllovakia ka qenë gjithmonë një promotore e fortë e zgjerimit të BE-së dhe një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë u vendosën në vitin 1922, kur si një anëtare e Lidhjes së Kombeve, Shqipëria kërkonte të shtonte numrin e aleatëve dhe partnerëve të saj, si për sa i takon lidhjeve diplomatike ashtu edhe atyre ekonomike.

Më 1 janar 1993, Shqipëria njohu Republikën Çeke dhe Republikën Sllovake, si dy vende të pavarura dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me secilën prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori