LAJMI I FUNDIT:

100.000 telegrafista në Facebook!

100.000 telegrafista në Facebook!

Redaksia, menaxhmenti dhe pjesa tjetër e ekipit që qëndron prapa telegrafi.com, i falënderohet secilit adhurues të portalit tonë në rrjetin Facebook. Sot bashkërisht kemi arritur ta rrumbullakojmë shifrën prej 100.000 miqsh.

Rrjeti Facebook nuk është i vetmi të cilit Telegrafi i dedikon vëmendje të shtuar, por është i vetmi tek i cili kemi arritur të bëjmë bashkë një numër mbresëlënës të miqve. Me rritjen e Facebook-ut është rritur po ashtu edhe numri i përdoruesve të cilët përcjellin portalin tonë në këtë rrjet shoqëror.

Sot, të premten, numrin e miqve e kemi rrumbullakuar në 100.000 dhe për këtë ju falënderojmë përzemërsisht.

Duke pas parasysh numrin në rritje të vizitorëve të portalit tonë, besojmë fuqishëm se edhe numri i miqve në Facebook dhe jashtë tij do të vazhdojë të rritet.


Si gjithmonë, ne do të vazhdojmë aktivitetet tona me qëllim të informimit tuaj të shpejtë dhe të paanshëm, si në portalin tonë ashtu edhe në Facebook.

Telegrafi.com ju premton se shumë shpejtë do të ketë risi – në produktet dhe shërbimet tona.