LAJMI I FUNDIT:

10 vjet nga tragjedia e Restelicës, ish eprori i FSK-së kujton ngjarjen dhe shpëtimin e Amsera Rekës

10 vjet nga tragjedia e Restelicës, ish eprori i FSK-së kujton ngjarjen dhe shpëtimin e Amsera Rekës

Sot janë bërë 10 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat në komunën e Dragashit, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës humbën jetën 10 banorë, të gjithë të një familje të këtij fshati. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm, Amsera Reka, e cila në atë kohë ishte 7 vjeçare,

Shemsi Syla, i cili në atë kohë ishte Komandant i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave të FSK-së, ka kujtuar ngjarjen tragjike, duke thënë se kishte në krah përgjegjësi të trefishtë, transmeton Telegrafi.


“Në punën time shumëvjeçare ushtarake, ka pasur shumë momente nga të cilat kujtesa ime nuk ndahet dot. Por, ngjarja e Restelicës është një kujtim që e përjetoj edhe tani. Atëkohë, si Komandant i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave të FSK-së, në ballë të stuhisë së tragjedisë në njërën anë, në tjetrën udhëheqjen e ushtarëve në kërkim, duke shërbyer njëkohësisht si urë lidhëse mes ngjarjes dhe mediave, kisha në krah përgjegjësinë e trefishtë”, ka pohuar ai.

Syla ka pohuar se ai asnjëherë nuk e harron momentin kur është shpëtuar Amsera Reka.

“Ajo ditë tragjike u shtri në orë të gjata në kërkim, nën kushte të tmerrshme atmosferike, nen presionin e tmerrshëm të idesë se një familje e tërë po shuhet nën acarin ortekut të tmerrshëm. Atëherë kur filloi të na zbehet shpresa, një dritë shndërriti zemrat tona. Ajo ishte Amsera e vogël, e cila me shpirtin e saj të pastër, e mbijetoi edhe të ftohtin, edhe tragjedinë, edhe vdekjen e të gjithë anëtarëve të familjes së saj. Asnjëherë nuk e harroj atë moment! Frymëmarrja e saj ishte gjithçka që ëndërruam në ato momente! Me lot gëzimi e dhembjeje njëkohësisht, me ndjenja të përziera, nxorëm nga rrënojat e shtëpisë së saj, Amserën e vogël e cila sot, 10 vjet më pas, është bërë një vajzë e madhe, me shpirt të pastër e një personalitet të paparë”, thotë mes tjerash ai.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Syla ka bërë të ditur se me Amsera Reka ende i mbanë kontaktet.

“Me Amserën, i mbaj ende të gjalla kontaktet. Ajo tani jeton me gjyshërit e saj në Itali, nën përkujdesjen dhe dashurinë që e meriton. Sa shumë gëzohem kur ajo më shkruan! Gëzohem për jetën, hidhërohem për fatin e një familjeje të tërë që vdiqën pa pasur mundësi lamtumire mes vete! Sot 10 vjet, familjarët Reka nga Restelica u zhdukën nga orteku i tmerrshëm që i mori në orët e hershme të mëngjesit! Dritë u bëftë shpirti i tyre, e Amsera, tashmë vajzë e madhe, i kujtoftë me kujtimet më të bukura”.

Ndryshe, aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori