LAJMI I FUNDIT:

10 veshjet që ju duhen për ta transformuar gardërobën këtë vjeshtë

10 veshjet që ju duhen për ta transformuar gardërobën këtë vjeshtë
Rearview shot of a young woman standing in front of her closet choosing something to wear

“Çfarë do të vesh sot?” është pyetja që ia bëjmë çdo ditë vetes. Veshja është shumë e rëndësishme dhe tregon shumë për ne, prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm me gjërat që vendosim t`i shtojmë gardërobës.

Dilemat për veshjen shtohen edhe më shumë në periudhën e ndërrimit të sezoneve. Verën e lamë pas dhe të gjithë po mendojmë për veshjet e vjeshtës dhe Harper`s Bazaar ju sjell 10 veshjet që nuk mund të mungojnë në dollapin tuaj këtë vjeshtë.

1 Fustan me tyl

Jo vetëm për në darkë, fustanin me mëngët tyl mund ta vishni edhe gjatë ditës duke e kombinuar me aksesorët e duhur dhe me një palë çizme deri te kyçi.

2 Veshja kokë e këmbë me të bardha

Një veshje totalisht e bardhë nuk mund të mungojë këtë vjeshtë. Zgjidhni një palë pantallona të gjera dhe një bluzë/këmishë të lirshme dhe “pushtoni” rrugët e qytetit.

3 Takat e ulëta

Këpucët me takë fare të ulët përveçse të rehatshme janë edhe shumë në modë. Zgjidhni një palë me detaje fjongosh për ta bërë edhe më femërore pamjen tuaj.

4 Veshjet me detaje puplash

Zgjidhni puplat në vend të printeve këtë vjeshtë. Jo vetëm për në darkë, por edhe gjatë ditës do të duken bukur vetëm kini parasysh që veshjen me pupla gjatë ditës ta kombinoni me bizhuteri jo të rënduara dhe me aksesorë neutralë.

5 Çantat e mbrëmjes

Çantat e mëdha nuk janë më në modë, vajzat po përdorin gjithmonë dhe më shumë çantat e vogla të mbrëmjes, të cilat e bëjnë të veçantë edhe veshjen më të thjeshtë.

6 Xhaketat

Zgjidhni një xhaketë pastel dhe në fundjavë kombinojeni me këpucë me takë të lartë dhe vathë që bien në sy. Ndërsa për në punë mund ta shndërroni pamjen tuaj duke e veshur xhaketën me këpucë serioze dhe bizhuteri minimaliste.

7 Fustanet e mbrëmjes, edhe ditën

Fustanet e mbrëmjes nuk kanë pse qëndrojnë në dollap gjatë ditës, mjafton që flokët tuaj të duken sa më natyralë dhe këpucët të mos jenë shumë të larta.

8 Fustani-këmishë

Një fustan-këmishë me vija është gjithçka që ju duhet këtë vjeshtë.

9 Sandalet me lidhëse

Këpucët me takë të ulët mund të jenë në modë dhe të rehatshme, por sandalet me lidhëse i japin një tjetër dimension pamjes tuaj.

10 Një kostum serioz

Një kostum serioz është i domosdoshëm për t`u dukur sa më elegante në përditshmëri.