Të gjithë e njohim Bob Marley-n, ndërkaq fjalët dhe muzika e tij do të jetojnë përgjithmonë.

Këngët e tij kanë qenë të mbushura me tekste domethënëse të cilat na inkurajojnë të gjejmë një qëllim më të lartë në jetën tonë, transmeton Telegrafi.


Marley shpeshherë e ka kundërshtuar varshmërinë për t’i ndjekur paratë dhe për të mbledhur vetëm gjëra materiale.

Ai ka besuar se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa konsumimi perëndimor.

Më poshtë i keni disa thënie nga ai të cilat do t’jua ndreqin ditën dhe do t’ju inspirojnë.

- “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen të vuani” - “Madhështia e njeriut nuk qëndron në atë se sa pasuri ka, por në integritetin dhe aftësinë për të ndikuar pozitivisht te njerëzit rreth tij” - “Disa njerëz e ndjejnë shiun, tjerët vetëm lagen” - “Hapi sytë, shiko brenda teje. A je i/e kënaqur me jetën që je duke e jetuar?” - “Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen” - “Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet’

- “Njeriu është univers brenda vetvetes” - “Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme” - “Ditën që ndaloni së garuari është dita kur e fitoni garën”. - “Një gjë e mirë rreth muzikës është se kur ju godet, ju nuk ndjeni dhimbje”. /Telegrafi/