LAJMI I FUNDIT:

10 biznese nga Kosova prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Lubjanës

10 biznese nga Kosova prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Lubjanës

Ambasada e Kosovës në Slloveni në aktivitetin e saj për diplomaci ekonomike, ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Lubjanës, i cili konsiderohet ndër ngjarjet më të mëdha dhe organizohet çdo vit nga Asociacioni i Grave Ndërkombëtare në Slloveni (SILA-IWCL).

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair janë Biopak, Suhareka Verari, Bodrumi i Vjetër, Devolli Group, Energie, Burimi-AG, Abi & Elif 19, Frutex, Missini dhe Vipack, të cilat janë duke prezantuar 73 lloje të produkteve vendore.


“Pjesëmarrja dhe ekspozimi i këtyre produkteve ka për qëllim lobimin dhe promovimin e ekonomisë kosovare, ambientin e të bërit biznes në Republikën e Kosovës dhe njëherësh paraqitjen e tyre në konkurrencë të plotë me të gjitha shtetet evropiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në këtë panair, i cili ndryshe njihet edhe si Pazari i Bamirësisë, është bërë prezantimi i produkteve vendore i të gjitha shteteve që kanë misione diplomatike të akredituara në Slloveni.

I pranishëm në këtë panair, ishte edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. /Telegrafi/