LAJMI I FUNDIT:

1 Prilli për Maqedoninë nuk është dita e gënjeshtrave, vendi vërtetë po përballet me ajrin e ndotur

1 Prilli për Maqedoninë nuk është dita e gënjeshtrave, vendi vërtetë po përballet me ajrin e ndotur

Platforma satirike të cilën dëshirojmë ta shfrytëzojmë për ditën e shakave 1 Prillin për të nxitur në mendimin për ajrin e ndotur si problematikë. Por kjo temë është larg humorit, thonë nga ‘Koalicioni 02’ për ajër të pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ajri i ndotur është problem serioz për çdo vend i cili jo vetëm seriozisht e ka shkatërruar shëndetin e qytetarëve, por edhe ka ‘goditur’ ekonominë. Hulumtimi i Organizatës Botërore Shëndetësore për vitin 2012, tregon se ajri i ndotur në Maqedoni është arsyja për vdekjen e më shumë 2.836 njerëzve. Agjencia evropiane për ambient jetësor (EEA) në vitin 2013 përsëri, vdekjen e 3360 personave i atribuohet grimcave PM 2.5. Sipas Bankës Botërore, ajri i ndotur i ka kushtuar ekonomisë së Maqedonisë 253 milionë euro në vit, çka është 3.2% nga Bruto Prodhimi Vendor’, thonë nga ‘Koalicioni O2’ për ajër të pastër.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Maqedonia ka tre qytete në listën e lartë të dhjetë qyteteve më të ndotura me grimca të dëmshme PM 2.5 në Evropë (me përjashtim të Turqisë). E para në listë është Tetova, pastaj Shkupi në vendin e tretë, Manastiri në vendin e nëntë.


OBSH paralajmëron se ajri i ndotur është një nga rreziqet kryesore tek shëndeti i qytetarëve i cili shkakëton sulm në tru, sëmundjet e zemrës, kancer në mushkëri të bardha, si dhe në sëmundjet kronike dhe akute të frymëmarrjes dhe asmës.

KO2 poashtu paralajmëron se përderisa nuk tejkalohet në zgjidhje urgjente të segmenteve të cilët e krijojnë këtë problem, paralajmet si kjo, së shpejti do të jenë të vërteta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori