LAJMI I FUNDIT:

Më 1 nëntor mbahet “Konventa e dytë për Menaxherët e Shitjes”, marrin pjesë folës të njohur nga vendi dhe bota

Më 1 nëntor mbahet “Konventa e dytë për Menaxherët e Shitjes”, marrin pjesë folës të njohur nga vendi dhe bota

Për herë të dytë radhazi në Kosovë do të mbahet Konventa për Menaxherët e Shitjes, me temën “Suksesi është qëllimi yt”, në të cilin do të marrin pjesë folës të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Organizatori i kësaj ngjarje, Denis Gafuri ka sqaruar për Telegrafin se ngjarja do të mbahet me 1 nëntor në Hotel Venus në afërsi të Prishtinës.

“Konventën e dytë po mundohemi ta bëjmë më interesante më të begatë, qëllimi është të bëjmë diçka të madhe dhe me vlerë të shtuar”, ka thënë Gafuri.

Ai ka treguar se programi i kësaj konference, e cila po mbahet për herë të dytë në Kosovë, do të ketë program të larmishëm me pjesë shumë interesante, përmes të cilave sipas tij, synohet që pjesëmarrësit të njihen me praktikat me të mira.

“Arsyeja se pse duhet me marrë pjesë në konferencë është se është një mundësi e mirë për të mësuar strategji të reja të suksesit, veçanërisht në këtë botën e re – në aspektin e digjitalizimit, për tu njohur me eksperiencat e ndërrmarësve të suksesshëm: si vendorë ashtu edhe nga jashtë, rrjetëzim, mundësi të reja për bashkëpunim në mes kompanive. Pastaj konferenca e ka një veçanti se do të gërshetohet edhe argëtimi, muzika – duke mos u bërë monotone”, ka shtuar Gafuri.

Ai ka thënë se në këtë Konventë duhet të marrin pjesë të gjithë ata që duan ta përmirësojnë performancën në biznesin e tyre, respektivisht ata që merren me shitjen në mënyrë direkte ose indirekte. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori