LAJMI I FUNDIT:

1 Maji në Maqedoni, s’ka festë si dikur

1 Maji në Maqedoni, s’ka festë si dikur

Shumë prej vendeve për piknik ishin thuajse të zbrazëta për festën e 1 Majit. Në parkun e Sarajit mund të numëroheshin në gishta qytetarët që pushonin. Një pjesë a atyre që anketuam thanë se kjo ka të bëj me krizën ekonomike dhe shpërnguljen e shumë familjeve në shtetet perëndimore.

“Dolëm t’i shëtisim nipat. A kishte njerëz? Jo, jo, dobët është”, qytetar


“Ka pas njerëz, ka pas më shumë shoqëri, tash s’ka, të gjithë kanë shku jashtë. Edhe gjendja edhe shumica dolën jashtë shtetit, nuk ka, edhe Ramazan. Me pandeminë u ndryshuan shumë gjëra”, qytetar

“Unë kam dal me shokun tim dhe lozim këtu. Kemi ardhur por s’kishte si herët tjera. Kemi dal për shëtitje derisa të vij koha e iftarit”, fëmij

Të tjerët thanë se moti nuk ishte i përshtatshëm për të bërë piknik por veç një shëtitje.

“Është shkëlqyeshëm, të shëtitemi pak, të kalojmë bukur e të bëjmë pak ushtrime”,

“Edhe moti nuk është si vitet e tjera, supozoj se kjo është”, qytetar

Pavarësisht se sot nuk i ngjante një ditë feste, qytetarët mbajnë të freskëta kujtimet kur Parku i Sarajit ishte përplot me vizitorë.

“Sigurisht kanë shkuar diku më larg. Dikur vinim me shumë shoqëri, bënim skarë, këndonim këngë e bënim muzikë”, qytetar

“Me nipërit dolëm pak në natyrë, ta kalojmë këtë ditë. E kujtojmë kohën e kaluar kur festat ishin më të bukura sepse shoqëroheshim më shumë…me standard të njëjtë, tani shumë dallojmë. Parku dhe qyteti janë të zbrazët sepse qytetarët shkojnë në pronat e tyre në fshat ose vendet turistike”, qytetar /Alsat/