Gjigandi gjerman Mercedes filloi shitjen e modeleve AMG A 35 4MATIC dhe GLE.

AMG A 35 4MATIC vjen me një turbombushës me katër cilindra 2.0-litërsh me 306 kuaj fuqi dhe  një transmetim me shtatë shpejtësi SPEEDSHIFT DCT 7G.


2 155

Me këtë agregat, AMG A 35 4MATIC përshpejton deri në 100 km/h për 4.7 sekonda dhe shpejtësia maksimale kufizohet elektronikisht në 250 km/h.

Mercedes gjatë 18 muajve të parë të shitjeve ka përgatitur gjithashtu serinë e kufizuar Edicioni 1 me elementë progresiv të dizajnit të brendshëm dhe të jashtëm sipas dëshirave të klientit dhe çmimi i saj fillestar është 55,364 euro. Të dy versionet e AMG A 35 4MATIC do të jenë në dispozicion në dyqanet e shitjeve në dhjetor.

3 125

Ndërkohë, entuziastë të klasës SUV mund të fillojnë të renditin një Mercedes-Benz GLE të ri, çmimi fillestar i të cilit është 65,807 euro. GLE vjen me disa opsione motorike, ndër të tjera në variantet me një motor nafte prej 245 dhe një motor me benzinë prej 367 kuaj fuqi.

4 103

Nga ana tjetër, versioni benzinë është GLE 450 4MATIC me gjashtë cilindra. AMG A 35 4MATIC i ri shitet me çmim fillestar prej 47,528 euro. /kp/Telegrafi/