Edhe pse kanë kaluar 14 vjet që nga afera e futbollistit David Beckham dhe instruktores së jogës, Rebecca Loos, ende flitet për ta.

Tash Rebecca ka nxehur rrëfimin duke pohuar se i janë ofruar një milion funte për xhirimin e skenës seksi me legjendën e futbollit.


rebeca 2

Ish-ylli i realitety show, modelja dhe udhëheqësja e emisioneve të ndryshme ishte mysafire në emisionin e Radio BBC1 ku ka folur serish për aferën me futbollistin e njohur, të cilin ai gjithmonë e ka demantuar, shkruan KP.

Spanjollja tha se ka marrë ofertë nga gazetari britanik Max Clifford që xhirimin e skenës intime me David, por ajo e kishte refuzuar për një arsye serioze.

rebeca 3

“Isha e shokuar. Nuk e pranova. Asnjëherë për mua nuk ka qenë e rëndësishme paraja, por vetëm e vërteta”, ka theksuar ajo.

Edhe pse Rebecca vazhdimisht ka insistuar se ka pasur një aferë me Becks, ky i fundit gjithnjë ka mohuar një gjë të tillë.

rebeca 4

Ajo tash është e martuar me Sven Christjar Skaiaa dhe është 40 vjeçe e ka dy fëmijë.