Haradinaj: Është koha e epilogut, Kosova nuk mund të vazhdojë në amulli

13:"LEUTRIM_LIKAJ
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj deklaroi sot se përcaktimi i Kosovës për konceptin 100 për qind shtet, i mbyllë të gjitha pikëpyetjet rreth saj dhe qartësohet drejtimi tek aleatët tanë, si shtet serioz dhe partner i vërtetë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se vetëm kështu i hapet rrugë Kosovës, që tërë energjinë e saj ta përqendrojë në zhvillim të qëndrueshëm, krijim të vendeve të reja të punës dhe investime.
“Është koha e epilogut, Kosova nuk mund të vazhdojë në amulli”, shkruan Haradinaj.
Nga
Telegrafi
18/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































