Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë bërë publike sot detajet e marrëveshjes për të mbështetur kandidatët e njëra-tjetrës në raundin e dytë zgjedhor më 29 tetor, kur dhe do të bëhet e ditur se kush do të drejtojë komuna me shumicë shqiptare, siç janë dy komunat e Shkupit, Saraji dhe Çairi dhe komunat e tjera si Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Likova e të tjera.
Shefat e shtabeve zgjedhore nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thanë se koalicioni ka për qëllim që të fuqizojë votën e shqiptarëve, duke qenë se shqiptarët janë ata që do të përcaktojnë se kush do të drejtojë komunat.
“Për pesëmbëdhjetë vite me radhë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka pushtet absolut, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal, në të gjitha komunat me shumicë shqiptare përpos asaj në Strugë, dhe konsideroj se përgjegjësia kryesore për këtë keqmenaxhim, për këtë stagnim zhvillimor i takon BDI-së dhe s`ka sesi ne mos jemi opozitë e këtij keqmenaxhimi të pushtetit nga BDI”, ka thënë Elmi Aziri, shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët.
Përderisa Afrim Gashi nga Lëvizja Besa ka thënë se zgjedhjet e së dielës më 29 tetor do të paraqesin një test për një koalicion me Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa edhe në zgjedhjet ardhshme parlamentare.
“Shpresoj që kjo frymë që tash po ndërtohet të jetë frytdhënëse dhe në të ardhmen të jetë një koalicion për të ardhmen. Është një test për ne dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të sjellë ndryshime”, ka thënë Gashi.
Në bazë të rezultati zgjedhor në raundin e parë zgjedhor, Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili në ishte në koalicion me Lidhjen Social Demokrate prin në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, megjithëse nëse mblidhen votat që ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa, bashkërisht këto dy parti dalin para BDI-së .
Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila në balotazh do të përballet me Lëvizjen Besa në 7 komuna dhe me Aleancën për Shqiptarët në 5 komuna tjera, pas publikimit të këtij koalicioni, kanë theksuar se ata do të vazhdojnë koalicionin e tyre me socialdemokratët e kryeministrit Zoran Zaev.
Arbër Ademi, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, për Radion Evropa e Lirë thotë se kandidatët e partisë në shumicën e komunave që janë në balotazh kanë dalë të parët, duke shprehur bindjen se qytetarët këtë vullnet do ta shprehin edhe në raundin e dytë zgjedhor.
“Me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë kemi një marrëveshje paraprake për mbështetje reciproke që para raundit të parë dhe besojmë se ajo marrëveshje do të reflektojë edhe në raundin e dytë sepse besojmë se ajo marrëveshje është në të mirë dhe interes të qytetarëve”.
“Ne thellësisht besojmë se qytetarët do të dinë të vlerësojnë programin me të cilin garon çdo kandidatë në komuna të caktuara, si kredibilitetin profesional dhe atë personal të kandidatëve tanë”, nënvizon Arbër Ademi.
Në raundin e parë të zgjedhjeve vendore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në dy komuna, atë të Kërçovës në të cilën mori mbështethe dhe nga partitë e tjera shqiptare, për të mos e rrezikuar drejtimin e komunës nga shqiptarët, ndërkohë që ka fituar dhe komunën e Plasnicës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin
Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre