Për zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj latin në nivel të njëjtë me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, ekspertët e kushtetueses vlerësojnë nevojiten ndryshime kushtetuese. Profesorët Mersim Maksuti dhe Zemri Elezi për Alsat-M vlerësojnë se disa pika të platformës politike siç është përdorimi zyrtar i shqipes janë të vështira për t’u arritur.
“Për t’u zyrtarizuar gjuha shqipe në tretman dhe status të barabartë me gjuhën maqedonase, patjetër duhet të ndryshohet Kushtetuta, edhe një herë të pësojë ndryshim Neni 7 i cili do t’i jepte një formulim krejtësisht të ri ku do të barazonte në mënyrë të plotë, pra në status të barabartë njësoj si gjuhën maqedonase, pa asnjë kufizim më poshtë siç është tani. Kërkohet konsensus dhe një kompromis më i gjerë politik që në rastin konkret është shumë vështirë të arrihet”, deklaroi Mersim Maksuti.
Ndërsa Zemri Elezi tha: Unë jam pesimist sepse me cilindo bllok që partitë shqiptare të bëjnë një Qeveri politike, nuk do të mund ta arrijnë shumicën e duhur për zyrtarizimin e gjuhës shqipe sepse me Kushtetutë në mënyrë taksative kërkohet shumicë kualitative respektivisht 2/3 e deputetëve në Parlament që për rastin konkret duhet të jenë 80 deputetë. Unë mendoj se për këtë fazë, në këtë Qeveri do të mundet të rritet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të pushtetit qendror në të gjitha institucionet dhe në nivel regjional në të gjitha institucionet kurse çështja e ndryshimit kushtetues mendoj se për këtë periudhë dhe në këtë kohë nuk mund të arrihet”.
Në platformën e përbashkët të partive shqiptare, ata janë zotuar për arritjen e barazisë së plotë gjuhësore dhe garantimin e përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj, janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë