LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarisht nisin rrugëtimin e tyre nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë

Zyrtarisht nisin rrugëtimin e tyre nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë

Një rrugëtim i ri ka nisur për nxënësit e shkollave të mesme në UBT që një hap shumë të rëndësishëm të jetës së tyre ia besuan UBT-së, në hapjen zyrtare të Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.

Në praninë e nxënësve që fytyrat u shkëlqenin nga gëzimi që po fillojnë një rrugëtim të ri në arsimin e mesëm të lartë, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, u uroi mirëseardhje në institucionin dhe shkollën që Kosovës i ofroi të rinj e të reja të zellshëm e profesionistë në drejtime dhe fusha të ndryshme.

Në fjalën e tij para nxënësve të Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë, rektori Hajrizi tha se kjo shkollë atyre do t’iu ofrojë cilësi dhe kompetenca për t’u bërë më të mirët, përderisa theksoi se të gjithë laboratorët dhe hapësirat e UBT-së do të jenë në dispozicion të nxënësve të këtyre shkollave, duke përfshirë edhe gjithë stafin akademik dhe kuadrot që janë në UBT.

“Është një ditë shumë e gëzueshme sepse po fillojmë me një shkollë të re dhe ju do të jeni gjenerata e parë e kësaj shkolle”.

Kemi menduar që UBT pas 20 viteve duke shkuar suksesshëm në zhvillimin drejt trendeve të ndryshme ka krijuar një ekosistem shumë të mirë, laboratorë, infrastrukturë, profesorë, partneritete e kështu me radhë, që gjithë këtë potencial, këtë dije ta ndajmë edhe me të rinjtë, me gjeneratën e ashtuquajtur gjeneratë e së ardhmes, që t’iu ndihmojmë atyre, juve n’këtë rast, që sa më herët të përfitoni kompetencat dhe dijet e duhura që jetën ta keni sa më të mirë, sa më të lehtë dhe më të suksesshme”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Drejtori i Qendrës për Shërbime Profesionale dhe Produkte në UBT, Besnik Skenderi, para nxënësve tha se kjo shkollë përveç mësimit do të sjellë edhe gjëra të tjera interesante, të cilat do të kontribuojnë shumë në zhvillimin e tyre përgjatë kohës sa ata janë në Gjimnazin UBT dhe Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Në ditën e parë të tyre, nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë realizuan një tour përgjatë gjithë objektit dhe laboratorëve që do të jenë në dispozicion të tyre, përfshirë këtu edhe sallat ku do të realizojnë mësimin, si dhe panë nga afër teknologjitë më të reja që do të jenë ndihmesë e madhe e tyre përgjatë shkollimit të nivelit të mesëm të lartë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Techtonic
Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Albaqeramika
Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Kontura Profiles
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Ekonomi
Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Butrint Avdyli
Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Prime Travel
Kalo në kategori