LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i PDK-së: Mbi 1 miliard euro mbitërheqje gjatë Qeverisë Kurti, dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike

Zyrtari i PDK-së: Mbi 1 miliard euro mbitërheqje gjatë Qeverisë Kurti, dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka publikuar një infografikë me të dhënat për mbitërheqjet bankare apo siç njihen ndryshe “overdraft”, nga viti 2013 deri në vitin 2023.

Mustafa ka thënë se qytetarët dhe bizneset janë detyruar për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje (overdraft) nga llogaritë e tyre bankare, prej kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Albin Kurti.


Sipas tij, kjo është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.

Rritet mbitërheqja e parave nga bankat, në vitin 2022 qytetarët me 415 milionë euro ‘overdraft’
Lexo po ashtu Rritet mbitërheqja e parave nga bankat, në vitin 2022 qytetarët me 415 milionë euro ‘overdraft’

“Për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20%”, ka shkruar zyrtari i PDK-së në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Qeveria aktuale, “e akomoduar mirë në luksin e pushtetit”, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024.

“Prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot. Gjendja e qytetarëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi”.

Kjo qeveri po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë – asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët!”, ka përfunduar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Kalo në kategori