LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale fton në intervistë një zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë i cili në luftë ishte vetëm 8 vjeç

Gjykata Speciale fton në intervistë një zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë i cili në luftë ishte vetëm 8 vjeç

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Rilind Berisha, është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale, e specializuar për krimet e luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.


Ai ka thënë se gjatë luftës së Kosovës, ishte vetëm 8 vjeç.

“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë”, thotë Berisha.

Ai tutje ka shkruar se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet.

“Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

Ftesën e tij e kishte paralajmëruar edhe profesori Blerim Latifi i cili është edhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai kishte thënë se personi në fjalë do të intervistohet nga prokuroria e Hagës, edhe pse në kohën e luftës, ai ka qenë vetëm 8 vjeçar dhe ka jetuar në Spanjë.

“Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, kishte shkruar Latifi në Facebook.

Duhet theksuar, muajve të fundit në Hagë janë ftuar shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo vetëm. Kjo duke përfshirë, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori