LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë në Ford tregon shpejtësinë e lartë të makinës së re elektrike (Foto)

Zyrtari i lartë në Ford tregon shpejtësinë e lartë të makinës së re elektrike (Foto)

Kështu së paku pretendon Bill Ford, zyrtar i lartë i kompanisë së themeluar nga stërgjyshi tij Henry Ford

Vendimi i Ford për të larguar shumë makina, pos Mustangut, në përpjekje që të ndërtojë makina të mësha, SUV dhe EV, ka marrë një drejtim të papritur, transmeton Telegrafi.


Kompania është shumë e fokusuar në makina elektrike, ndaj pritet të lansojë disa modele shumë të fuqishme dhe të kompletuara.

Stërnipi i Themeluesit Henry Ford, ka bërë të ditur edhe shpejtësinë që e arrin EV i bazuar në Ford Mustang.

“Do të ketë shpejtësi Ferri” ka thënë Bill Ford, që njëherësh është edhe zyrtar i lart në Ford për Automotive News, duke mos dashur të jepte detaje.

Sipas tij, bisedat për makina të elektrifikuara i janë dukur shumë bajate, sepse e do energjinë e lartë edhe nëse duhet të digjet shumë naftë.

“Mundësitë që i japin makinat elektrike janë të pafund dhe po punojmë me inxhinierët më të aftë, për të sjellë më të mirën prej tyre” ka përfunduar ai në deklaratë.

Raportohet se ky Ford mund të emërohet March 1, ndërsa do të ketë autonomi prej 480 kilometrash. /Telegrafi/