LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i Hamasit: Amerika po ofron marrëveshje vetëm sipas kërkesave të Izraelit

Zyrtari i Hamasit: Amerika po ofron marrëveshje vetëm sipas kërkesave të Izraelit

Një zyrtar i lartë i Hamasit thotë se propozimi amerikan për armëpushim është në përputhje me kërkesat e reja të bëra nga Izraeli.

“Edhe një herë, ne kemi konfirmuar se pala pushtuese nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe vazhdon ta shmangë dhe pengojë dakordimin dhe këmbëngul në shtimin e kushteve të reja që për të penguar marrëveshjen”, tha një zyrtar i lartë i paidentifikuar i Hamasit, raporton Times of Israel.

Ai po u bën thirrje ndërmjetësve që t’i bëjnë presion Izraelit që të pajtohet me propozimin e fundit të paraqitur nga Hamasi në fillim të muajit të kaluar.


Kjo ofertë bëri që Hamasi të dorëzohej ndaj kërkesës kryesore që Izraeli të angazhohej paraprakisht për një armëpushim të përhershëm, por ajo përfshinte një sërë kushtesh të reja – shumë prej të cilave u refuzuan nga Izraeli dhe ndërmjetësit.

Hamasi thotë se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes me Izraelin në këto kushte.

“Çdo marrëveshje duhet të garantojë ndërprerjen e agresionit kundër popullit tonë, tërheqjen nga Rripi i Gazës, ofrimin e ndihmës urgjente në formën e ushqimit dhe ilaçeve dhe arritjen e një marrëveshjeje reale për shkëmbimin e të burgosurve”, njoftoi Hamasi.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, presidentit amerikan, Joe Biden, deklaroi se një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është “më afër se ka qenë ndonjëherë”.

Ndryshe, Izraeli ka vrarë mbi 40 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit të kaluar kur nisi një ofensivë në Gaza pas sulmit terrorist të Hamasit, ku mbetën të vrarë rreth 1200 izraelitë dhe u morën peng mbi 100 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori