Zyrtarët e lartë në Maqedoninë e Veriut menaxhojnë me burimet energjetike në vend
Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe opozitës janë figurat kryesore në Maqedoninë e Veriut të cilët menaxhojnë me biznesin e energjetikës në vend, përkatësisht hidrocentraleve të vogla.
Sipas të dhënave nga Regjistri i Komisionit Rregullator për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vogla, si dhe nga të dhënat e Regjistrit Qendror, del në pah se një e treta e biznesit të hidrocentraleve nga gjithsej 75 sa funksionojnë në vend janë në pronësi të familjes së zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Të dhënat nga dokumentacioni i Regjistrit Qendror në Maqedoninë e Veriut tregojnë se 27 hidrocentrale të vogla kanë ndërlidhje direkte ose indirekte me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Agjushev.
Edhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, duke investuar kapital prej 700 mijë euro, në vitin 2014 është bërë pjesë e kompanisë e cila ka në pronësi 3 hidrocentrale të vogla në Maqedoninë e Veriut.
Organizatat joqeveritare thonë se kemi të bëjmë me rast eklatant të konfliktit të interesave sepse vetë kryeministri Koço Angjushev është pjesë e hartimit të politikave për energjetikë, ndërkohë që në këtë biznes pjesën më të madhe e menaxhon familja e tij.
“Në pjesën që ka të bëjë me konfliktin e interesave, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe kabineti i tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të përfshirë në përpilimin e rregullativës ligjore për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme”.
“Për momentin, legjislacioni është shtrirë në atë mënyrë që i favorizon hidrocentralet e vogla sepse hidrocentralet e vogla kanë çmime të sigurta blerëse të energjisë elektrike ndërsa energjia diellore dhe ajo e erës, duhet të garojnë nëpër tenderë, ku duhet të ofrojnë çmime më të lira për të fituar subvencion për energjinë e prodhuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Davor Pehçevski nga organizata joqeveritare “Ekosvest”.
Ndërkohë, Komisioni për Anti-korrupsion është duke shqyrtuar lëndën që ka të bëjë me procedurat rreth marrjes me qira të tokës ndërtimore shtetërore nga kompania “Topolki” për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla , kompani kjo që është në pronësi të vëllait të zëvendëskryeministrit Koço Angjushev dhe lënda e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesave.
Nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit bëjnë të ditur se shqyrtimi i lëndës është ne procedurë dhe se nevojitet kohë për të marrë vendim ngase siç kanë sqaruar, presin informacione nga 12 institucione të ndryshme përkatëse.
Zyrtarët e Komisionit Anti-korrupsion theksojnë se kjo lëndë mbetet e hapur pa marrë parasysh që prona i është dhënë me qira vëllait të Koço Angjushevit, Todor Angjushevit.
Sllagjana Taseva nga organizata joqeveritare “Transparency International” thotë se nuk është kontestuese nëse një biznesmen futet në politikë, por kontestuese është nëse ai përmes influencës politike arrin të shtrijë në mënyrë të paligjshme biznesin e tij duke përfituar favore të shumta.
Taseva thotë se pavarësisht supozimeve se familja Angjushev ka qenë lider në biznesin me hidrocentralet edhe para futjes në Qeveri, organet përkatëse duhet të shqyrtojnë se sa kanë përfituar përmes politikës kompanitë që menaxhohen nga anëtarët e kësaj familje.
“Sa funksioni që bart në qeveri ka ndihmuar në rritjen e vëllimit të punës, si zhvillohet biznesi, puna nëse është ose jo e njëjtë, dhe nëse shfrytëzojnë privilegje të caktuara ndryshe nga kompanitë e tjera të të njëjtit biznes, këto çështje duhet të shqyrtohen”, thotë Taseva.
Por, nga Qeveria e Maqedonisë janë arsyetuar se në asnjë mënyrë nuk janë shkelur procedurat gjatë vendimit për dhënien me qira të tokës në pronësi të shtetit, ndaj ndërmarrjes “Topolki”, e cila menaxhohet nga Todor Angjushev, vëllai i zv/kryeministrit Koço Angjushev, duke sqaruar se e gjithë procedura është e ligjshme.
Komisioni Anti-korrupsion, njëherësh është duke shqyrtuar dhe lëndën e iniciuar nga Social-demokratët e kryeministrit Zoran Zaev, ku duhet të vendoset nëse ka pasur konflikt interesash gjatë ndarjes së koncesionit për kompaninë në të cilën bashkëpronar është lideri i opozitës Hristian Mickoski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City