Pandemia e COVID-19 u përhap me shpejtësi të madhe në mbarë botën përgjatë tetë muajve të fundit, duke prekur pothuajse çdo kontinent dhe si rezultat u infektuan mbi 11.7 milionë njerëz në nivel global, shkruan Independent.
Megjithatë përgjigja e shteteve ndaj këtij virusi u komplikua në disa shtete, pasi krerët e vendeve të tyre u prekën nga coronavirusi duke ua pamundësuar vazhdimin e punës në kohën kur qytetarët e tyre kishin nevojë për përkrahje dhe ndihmë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim disa nga zyrtarët dhe liderët botërorë që u prekën nga COVID-19, ku në mesin e tyre është kryeministri britanik Boris Johnson, presidenti brazilian Jair Bolsonaro si dhe zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi.
Jair Bolsonaro (President i Brazilit)
Për muaj të tërë ka deklaruar haptazi se nuk beson në fuqinë shkatërruese të coronavirusit, madje duke e cilësuar si grip të lehtë, por ai dje ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. E se coronavirusi është shumë i rrezikshëm, tregojnë të dhënat e fundit ku në vendin Jairs Bolsonaro –numri i të infektuarve dhe vdekurve si pasojë e infeksionit me COVID-19 është shumë i lartë.
Boris Johnson (Kryeministër i Britanisë së Madhe)
Kryeministri britanik rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, pothuajse në periudhën e njëjtë kur pozitiv rezultoi edhe Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, duke u detyruar që punën t’ia dorëzoj përkohësisht Dominic Raab-it. Pas trajtimit në repartin e kujdesit intensiv, Boris Johnson rimori veten dhe u rikthye në zyrë për të vazhduar me trajtimin e krizës që kishte kapluar vendin e tij si pasojë e coronavirusit.
Michel Barnier (Kryenegociator i BE-së në çështjen e Brexit)
Prekja me COVID-19 në mars të këtij viti, bëri që Michael Barnier të pauzojë një kohë dhe bisedimet mes Brukselit dhe Londrës, të shtyhen për një kohë të pacaktuar.
Iraj Harirchi (Zëvendësministër iranian i Shëndetësisë)
Është një politikanët e parë nëpër botë që rezultoi pozitiv në testin e COVID-19. Bëhet fjalë për Iraj Harirchi, zëvendësministrin iranian të Shëndetësisë. Gjatë një paraqitje televizive ai është parë duke u djersitur dhe kollitur derisa i drejtohej kombit. Megjithatë, Iraj ishte shkaktuar se 8 për qind e deputetëve iranianë të infektohen me COVID-19.
Peter Dutton (Ministër i Punëve të Brendshme i Australisë)
Pas rikthimit nga SHBA-të ku kishte shkuar në një takim zyrtar, Peter Dutton – ministër i brendshëm i Australisë, kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Madje ishte raportuar se ai kishte pasur kontakt edhe me Ivanka Trump e cila ka rezultuar të jetë negative.
Sophie Grégoire Trudeau (gruaja e kryeministri kanadez Justin Trudeau)
Ajo kishte rezultuar pozitive me COVID-19 në mars, duke bërë që familja e liderit kanadez të futet në vetëizolim dhe të drejtoj vendin nga shtëpia për disa javë. Për fat të mirë Sophie i ka përshkruar simptomat e coronavirusit si shumë të lehta.
Princi Albert II i Monakos
Me COVID-19 u infektua në mars, por pas intervenimit të mjekëve u shërua plotësisht deri kah mesi i prillit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre