Zyrtare: Tottenhami blindon yjet, Son dhe Lamela rinovojnë kontratat

Heung-Min Son dhe Erik Lamela kanë rinovuar edhe për shumë vite kontratat e tyre me klubin anglez, Tottenham Hotspur.
Tottenham Hotspur ka treguar edhe një herë se nuk dëshiron t'i lëshojë yjet e skuadrës këtë afat kalimtar të verës.
Synimet e klubit londinez janë të mëdha për sezonin e ri dhe këtë e ka treguar me blindimin e yjeve të skuadrës.
Gjatë ditës së sotme (e premte) klubi londinez ka zyrtarizuar renovimin e kontratave me dy futbollistët, Son dhe Lamela.

Mesfushori me tipare sulmuese nga Koreja e Jugut ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023, ndërsa ylli argjentinas deri në vitin 2022.
"Jemi të lumtur të ju lajmërojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar kontratën e re me klubin, e cila zgjat deri në 2023".
"Jemi të lumtur të ju lajmërojmë se Erik Lamela ka nënshkruar kontratën e re me klubin, e cila zgjat deri në 2022", thuhet në njoftimin e Tottenhamit.
Përveç klubit anglez, të lumtur janë shprehur edhe dy futbollistët, të cilët do të vazhdojnë të jenë edhe për shumë vite pjesë e Spurs. /Telegrafi/




















































