Fernando Torres dje (e hënë) e konfirmoi se në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Atletico Madridit.

Ndërsa sot ka bërë të ditur se e ardhmja e tij do të jetë në Japoni.


Bëhet fjalë për skuadrën Sagan Tosu që aktualisht renditet në vendin e 17-të (parafundit) në J-League.

Ata kanë fituar vetëm tre ndeshje nga 15 në këtë sezon, por me Torresin në skuadër me siguri do të bëjnë më mirë.

34-vjeçari në sezon e fundit për Atleticon ka shënuar 10 gola, dy ndaj Eibarit që ishte paraqitja e tij e fundit në La Liga.

Ai në të kaluarën ishte pjesë edhe e Liverpoolit, ku në 142 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 81 gola.

Spanjolli ka luajtur edhe për Chelsean e Milanit, por nuk tregoi paraqitje ashtu siç jemi mësuar t'i shikojmë tek Reds apo Atletico. /Telegrafi/

telegrafi sport app