Humbja me Malishevën i ka kushtuar me punë Ismet Munishit.

Trajneri kosovar është shkarkuar nga skuadra kryeqytetase pasi nuk ka arritur pritshmëritë.


Faqja zyrtare e klubit bardhekaltër e ka konfirmuar largimin e Munishit nga FC Prishtina.

Skuadra do të udhëhiqet nga Debatik Curri deri në një vendim të ri.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina: Faleminderit Ismet Munishi!  Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.  Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.  FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.  Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app