Zyrtare: Okaka i bashkohet klubit nga Liga Premier, bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar (Foto)

Watfordi ka zyrtarizuar kalimin e Stefano Okakas nga Anderlechti.
Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e gjitha kjo për 10 milionë funte.
27-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Romës, Modenas, Brescias, Fulhamit, Barit, Parmas dhe Sampdorias.
Vlen të theksohet se Okaka te Watfordi do të gjejë mesfushorin shqiptar, Valon Behramin. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































