LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Megane RS po vjen, nesër debuton LIVE

Zyrtare: Megane RS po vjen, nesër debuton LIVE

Modeli më i ri i veturës së Renault, modeli Megane RS do të vijë në versionin Sport ose Cup. Debutimin e tij zyrtar do të mund ta ndjekim LIVE nga Frankfurti, për të cilin ka shumë interesim dhe porosi edhe në tregun kosovar.

Përfaqësuesi zyrtar i Renault në Kosovë, AutoMita do të jetë në Frankfurt Motor Show për zbulimin zyrtar të Megane RS, ngjarje të cilën do të mund ta ndjekim edhe ne drejtpërdrejtë në Kosovë, bashkë me ekipin e Mita’s dhe AutoMan nga KTV.


Premiera botërore e lansimit të Megane RS është fillon nesër, prej 9:45, dhe transmetimi i kësaj ngjarje do të bëhet LIVE në faqen zyrtare të AutoMita në Facebook.

Modeli i ri i RS bazohet në Megane me pesë dyer dhe është zhvilluar nga Renaultsport për të ofruar llojin e performancës që do ta mbajë atë krye të listës së veturave të kategorisë me të cilat garon ky model.

Megane RS merr një përmirësim të përshtatshëm të modelit sportiv, me një maskë më agresive në pjesën e përparme me grila shtesë që e shfryjnë ajrin, plus dritat e reja në formë të ‘flamurit të F1’. Krahët e përparme të modelit RS gjithashtu kanë shfryrëse ajri të pozicionuar prapa rrotave për të rritur rrjedhjen e ajrit në pjesën e përparme të makinës.

Renault premton se do të përmirësojë gatishmërinë e Megane RS në kthesa më të forta, me stabilitet shtesë në qoshet e shpejta.

Si më parë, Renaultsport do të ofrojë versione standarde dhe versionin Cup të Megane RS. Këto do të jenë dy modele të veçanta, me versionin e Cup që paraqet një eksperiencë më të fokusuar të vozitjes dhe një pako më themelore, edhe pse paketa e Cup duhet vjen gjithsesi si një përmirësim me makinën standarde. /Telegrafi/