Zyrtare: Lucas Cardoso lojtari më i ri i Ballkanit

Ballkani ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.
Kampioni në fuqi i Kosovës kanë transferuar sulmuesin brazilian, Lucas Cardoso.
Ish-anëtari i Dritës, Partizanit e Besës së Kavajës ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën nga Theranda.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:??????? ????? ??????? Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Lucas Cardoso është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Sulmuesi Brazilian ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Në të shkuarën, Cardoso ka luajtur me ekipe si FC Dritën, FK Partizani, Besa Kavajë, si dhe së fundmi ishte pjesë e Qyzljar. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me ngjyrat e klubit tonë. /Telegrafi/















































