Zyrtare: Loris Karius kthehet në Ligën Premier, nënshkruan me Newcastle

Loris Karius ishte në provë te Newcastle tash e disa muaj, ndërsa tani klubi tani ka vendosur të nënshkruajë me gjermanin.
29-vjeçari mbeti pa klub në korrikun e vitit të kaluar, ndërkohë që Neëcastle e mori në provë më 12 shtator.
Prova ka përfunduar dhe drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur t’i dhurojnë një kontratë.
Me anë të një komunikate zyrtare në Twitter, Newcastle njofton se ka firmosur kontratë me Karius deri në fundin e këtij sezoni.
Skuadra e Eddie Hoëe po garon për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe përkohësisht renditet në vendin e katërt.
Karius njihet për gabimet e mëdha në ndeshjen Liverpool-Real Madrid, finalen e Ligës së Kampionëve (2018), që i kushtuan shumë shtrenjtë, pasi “The Reds” humbi trofeun./Telegrafi/



















































