LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi prezanton dy transferimet e para të janarit

Zyrtare: Llapi prezanton dy transferimet e para të janarit
Foto: KF Llapi/Facebook

Klubi nga Podujeva, Llapi ka prezantuar sot (e shtunë) gjatë ditës dy transferimet e para të afatit kalimtar të janarit.

Pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin e ri Gjengis Rexhepi,  Llapi ka njoftuar edhe për transferimin e parë të afatit kalimtar të janarit, i cili është mesfushori llapjan Flamur Bajrami, i cili sot ka kryer prezantimin me fanellën bardhekaltër.

Zyrtare: Ish-ndihmës trajneri i Sivassporit, Rexhepi merr drejtimin e Llapit
Lexo po ashtu Zyrtare: Ish-ndihmës trajneri i Sivassporit, Rexhepi merr drejtimin e Llapit

“Flamur Bajrami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare e gjysmë me klubin, ndërsa më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Tiranës e Vëllaznimit”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.


Pas prezantimit të Bajramit, disa orë më vonë Llapi ka prezantuar edhe transferimin e dytë të janarit, mbrojtësin nga Shqipëria, Elvis Prençi.

Qendërmbrojtësi nga Peshkopia, Elvis Prençi gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me skuadrën e Llapit dhe në këtë edicion do veshë fanellën bardhekaltër”.

“Elvis Prençi, 25 vjeç i lindur më 26.06.1993, i gjatë 1.89m luan si qendërmbrojtës dhe nga sot është pjesë e Llapit”.

“Prençi ka luajtur më parë për Kukësin, Partizanin e Tiranës, Teutë, Korabin e Peshkopisë dhe së fundmi për Lushnjën. Po ashtu ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21”, thuhet një njoftimin e Llapit.

Llapi iu ka uruar mirëseardhje dy lojtarëve të rinj, ndërsa objektivi i klubit vazhdon të jetë i njëjti – titulli kampion në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori