“Klubi futbollistik i Liverpoolit sonte (e hënë) ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean mbi çmimin e shitjes së Fernando Torres. Lojtarit i është dhënë leja që të bisedojë me klubin londinez”, shkruan në faqen zyrtare të Redsave.

Spanjolli pritet të bëhet lojtar i Bluve para mbylljes së afatit kalimtar, ndërsa çmimi i tij spekulohet të jetë 50 milionë funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app