LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjirafa.com merr 2 milionë dollarë për zhvillimin e shërbimeve në Internet për Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Zyrtare: Gjirafa.com merr 2 milionë dollarë për zhvillimin e shërbimeve në Internet për Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Kompania Gjirafa, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore në gjuhën shqipe Gjirafa.com dhe Rockaway Capital (VC), bënë të njohur për publikun investimin 2 milionë dollarësh për të zhvilluar shërbimet e bazuara në internet për shqipfolësit në Ballkan dhe në mbarë botën.

Raundi i investimeve i udhëhequr nga “Rockaway Capital” me seli në San Francisko dhe Pragë, ka për qëllim rritjen e ekonomisë së internetit në Ballkan, nëpërmjet Gjirafa.com, duke e bërë atë lider rajonal të kërkimit, e-commerce dhe reklamave online.

“Investimi është më shumë se sa një bast për potencialin shpërthyes të ekonominë së Ballkanit, i cili do të na ndihmojë të përshpejtojmë këtë rritje duke i ofruar rajonit shërbime online të cilat kurrë më parë nuk janë parë”, tha themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Gjirafa, Mërgim Cahani.


Cahani në vitin 2014 se bashku me dy bashkëthemeluesit, Dr. Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani lansuan ‘Gjirafa’ në akceleratiorin e Pragës, StartupYard, dhe e ndërtuan kompaninë e kërkimeve që të ketë një rritje marramendëse prej 650% që nga fundi i 2014-ës. Vetëm në 10 javët e fundit Gjirafa ka regjistruar mbi 10 milionë kërkime dhe më shumë se 1 milion vizitorë.

“Jemi shumë të lumtur për potencialin e rritjes së e-commerce dhe reklamimit online në Kosovë dhe Shqipëri”, tha partneri investues i Rockaway Capital, Dusan Zabrodsky, i cili udhëhoqi raundin e investimeve.

“Gjirafa është pozicionuar në qendër të inovacioneve në rajon, dhe ne po shohim mundësi të jashtëzakonshme që ata të ecin para dhe përfitojnë nga modernizimi i shpejtë që po ndodh tani. Kjo kompani ka mundësi të bëjë për Kosovën dhe Shqipërinë atë që Yahoo bëri për SHBA në vitet 90-ta, të ndërtojë një ekonomi të vërtetë Interneti. Ky është një moment tërësisht unik”.

Ky investim është në vazhdën e investimeve që Rockaway realizoi në tregun evropian të e-commerce viteve të fundit, si dhe investimeve të mëhershme në Gjirafa, përfshi investitorët nga SHBA Esther Dyson, Ondrej Bartos (partner në Credo Ventures) dhe Philip Staehelin, partner menaxhues në Roland Berger.

Investimi i Rockaway në Gjirafa, do të përdoret për të zgjeruar infrastrukturën e kërkimeve online, e-commerce dhe reklamave online që janë të mangëta në rajonin qe po sheh rritjen më të shpejt të natalitetit në Evropë. Marrëveshja përfshin po ashtu zotimin e konsiderueshëm të resurseve nga Rockaway në partneritet me Gjirafa.com për sjelljen e risive të tjera për audiencën dhe bizneset shqipfolëse, duke përshpejtuar zhvillimin e ekonomisë së internetit në rajon.

Gjirafa planifikon të avansojë platformën e reklamave online për Shqipëri dhe Kosovë (Gjirafa AdNetwork), dhe të ofroj shërbime të e-commerce. Edhe pse rajoni ende varet nga metodat e vjetra të pagesave, përdorimi i smartfonëve përbënë rreth 50% të trafikut të internetit.

Deri më tani Kosova dhe Shqipëria kishin ngelur prapa pjesës tjetër të Evropës sa i përket rritjes online, por kohëve të fundit janë bërë hapa të mëdha.

Sot kemi një penetrim të internetit prej 85%, si rrjedhojë e investimeve europiane dhe kthimit të diasporës.

Duke pasur parasysh edhe moshën mesatare të re të popullsisë, Gjirafa planifikon të përfitojë nga adoptimi i shpejt i teknologjisë së telefonave të mençur, duke sjellë për herë të parë shumicën e ekonomisë online në rajon.

Momentalisht Gjirafa është duke kërkuar talent dhe profesionistë që t’i bashkohen ekipit në Tiranë dhe Prishtinë. Për më shumë informata kliko KËTU.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori