LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me kroatin Marko Martinaga

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me kroatin Marko Martinaga

Gjilani ka konfirmuar nënshkrimin me mbrojtësin e majtë kroat, Marko Martinaga.

Martinaga ka nënshkruar deri në vitin 2026, ndërsa ka bërë karrierë në Kroaci, Poloni dhe Slloveni.

“Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi transferimin e futbollistit Marko Martinaga. Nga marrëveshja e arritur palët kanë hedhur nënshkrimet për bashkëpunim deri në verën e vitit 2026”.


“Martinaga luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, derisa vjen pas një aventure te skuadra Podbeskidzie Bielsko-Biala nga Polonia”.

“26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve në Kroaci si Slaven Belupo, NK Varazdin dhe Koprivnica. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe në ligën sllovene te FC Koper dhe NK Dekani”.

“Marko ka zgjatur duart me drejtorin sportiv Ertan Demiri, i cili njëherit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në objektivat që janë vënë para nga drejtuesit, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilani ka filluar një organizim të jashtëzakonshëm duke afruar në krye të skuadrës, Ardian Nuhiun, por edhe disa emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar, sikurse ai i Ergys Kaçe. /Telegrafi/