Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin 2017, Florent Hasani ka mbyllur kalimin e tij nga Trepça ’89 te Diosgyor VTK.

Është vetë lojtari që i ka publikuar disa foto nga prezantimit i tij te klubi hungarez.


“Miqtë e mi të nderuar dhe të respektuar nga sot zyrtarisht jam pjesë e Fc Diosgyor VTK në ligën e Hungarisë”.

27459055 1921508274545905 7094217715647223923 n Hasani gjatë prezantimit

“Pas një rruge të gjatë dhe me shumë sakrifica , sot erdhi dita që të bëjë një hapë më të madh në karrierë”, ka shkruar Hasani.

Ai tutje ka falënderuar klubin e fëmijërisë FC Vushtrria, ku ka debutuar si 17 vjeç.

27540225 1921508331212566 8905763995790114611 n Hasani te Diosgyor VTK

Nuk ka harruar edhe Trepça’89 ku ka kaluar dy vite e gjysmë dhe ka arritur shumë suksese si titulli kampion.

27331976 1921508377879228 5304706277864780846 n Hasani duke nënshkruar kontatën

Së fundmi ai ka përmendur edhe presidentin e 89-shit, Abedin Zekën dhe Meriton Berishë e Attila Georgin, që e ndihmuan t’i ngjitë shkallët e futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app