Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Serie A, nënshkruan kontratë me Torinon

333:"Foto Marco Alpozzi - LaPresse 1 Luglio 2021 Torino (Italia) Sport ESCLUSIVA TORINO FC Etrit Berisha nuovo giocatore del Torino Fc Nella foto: Davide Vagnati, Etrit Berisha Marco Alpozzi - LaPresse July 01, 2021 Turin (Italy) Sport EXCLUSIVE TORINO FC Etrit Berisha new player of Torino Fc In the pic: Davide Vagnati, Etrit Berisha 8:"LaPresse
Pas një viti të kaluar në Serie B, Etrit Berisha është rikthyer përsëri në elitën e futbollit italian, Serie A.
Portieri shqiptar sapo është zyrtarizuar si gardiani më i ri i skuadrës së madhe italiane Torino.
Berisha ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me Torinon, ku pritet të jetë zëvendësues i portierit Salvatore Sirigu.
Gardiani shqiptar u transferua në Serie A në vitin 2013 te Lazio, ku pastaj luajti edhe për Atalantën dhe Spalin.
32-vjeçari ka 139 paraqitje në Serie A dhe 25 në Serie B që e bëjnë njërin nga portierët më me përvojë në Serie A.
Torino tanimë e ka prezantuar gardianin shqiptar duke i uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e tyre. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































