Juventus e ka zyrtarizuar nënshkrimin e marrëveshjes me Emre Can, ku me klubin bashkohet nga 1 korriku 2018. 

'Zonja e Vjetër' konfirmon se kjo marrëveshje mbyllet me 30 qershor të vitit 2022, që i bie se lojtari do të jetë në Torino për katër vite


Mesfushori i gjithanshëm mund të luajë edhe në mbrojtje, po bashkohet me Juventusin pas katër vitesh te Liverpool.

batch775180302 VP 2788 69A35D70B3454D7AB5EA8BDD498FC8FA.variant e1529590454969

Ai ka bërë mbi 150 paraqitje me Reds, duke shënuar 14 gola për Anfield, pasi  kishte arritur që nga Bayer Leverkusen në vitin 2014.

Përveçse se sjellë forcë dhe qëndrueshmëri në ekip, Can ka shënuar edhe golin më të bukur në Ligën Premier për sezonin 2016-17.

batch775180302 VP 2831 508F25A3FBC5F9385FE066EC362BF1B0.variant e1529590524733

Juventusit nënshkrimi me lojtarin do t'i kushtojë 16 milionë euro që do të paguhen në dy vite.

Ai ka bërë 20 paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë dhe e fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2017 me Die Mannschaft.

batch775180302 VP 2812 3277FF346F751BBCF11EADB0E951F277.variant e1529590467933

Lojtari do ta mbajë fanellën me numrin 23.

Juve do të jetë klubi i katërt i karrierës së tij të karrierës së tij, pasi e kishte filluar me Bayern Munich. /Telegrafi/

telegrafi sport app