Zyrtare: Dejan Lovren largohet nga Liverpooli dhe i bashkohet Zenitit

Liverpooli ka konfirmuar se Dejan Lovren ka nënshkruar për Zenit St. Petersburgun. Qendërmbrojtësi, i cili i ka kaluar gjashtë sezone te Redsat, ka nënshkruar me klubin rus.
Lovren i ka regjistruar 185 paraqitje për Liverpoolin prej se u transferua nga Southamptoni në vitin 2014, ndërsa i ka shënuar tetë gola gjatë kësaj periudhe.
Ai largohet nga Anfield si lojtar që e ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube dhe Ligën Premier.

“Gjithmonë i përkushtuar, gjithmonë me pasion. Faleminderit Dejan!”, është publikimi i Liverpoolit në faqen zyrtare.
Ndërsa në intervistën e parë si lojtar i Zenitit, Lovren është zotuar t’i ndihmojë skuadrës në sukseset e mëtutjeshme. /Telegrafi/





















































