Zyrtare: David Silva transferohet te Real Sociedadi
Real Socediadi ka konfirmuar se kanë transferuar David Silva.
Mesfushori spanjoll u largua nga Manchester City pas më shumë se dhjetë vitesh qëndrimi në Etihad.
Silva kishte bërë me dije se ai do të rikthehej në vendlindje, derisa destinacioni i tij më i mundshëm ishte Valencia.
Por, duket se Sociedadi ka arritur të bind atë që t’u bashkohet për edicionin e ri, për t’i ndihmuar në Ligën e Evropës.
Sociedadi në sezonin që lamë pas përfundoi në vendin e gjashtë me 56 pikë, derisa Adnan Januzaj do të ketë mundësinë të mësojë nga një maestro i mesfushës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























