Ish-sulmuesi i Italisë, Dani Osvaldo ka dalë zyrtarisht nga pensioni për të nënshkruar për skuadrën argjentinase, Banfield.

Banfield njoftoi në orët e mëngjesit se Osvaldo ka hedhur lapsin mbi letër në një kontratë deri në fund të sezonit.


33-vjeçari u tërhoq nga futbolli profesional në vitin 2016 për tu përqendruar në muzikë dhe më vonë u shfaq në versionin italian të ‘Dancing with the Stars’.

Edhe pse ka lindur në Argjentinë, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të luajtur në Itali me Leccen, Fiorentinën, Romën, Juventusin dhe Interin.

antonio conte l euml vdata p euml r pablo osvaldo hd

Ai gjithashtu shënoi katër gola në 14 paraqitje për kombëtaren e Italisë.

Osvaldo bashkohet me një skuadër që aktualisht është në vendin e 16-të në elitën argjentinase, e cila pati trajner ikonën e Serie A, Hernan Crespo, deri në shtator. /Telegrafi/

telegrafi sport app