Feronikeli ka njoftuar marrëveshjen me lojtarin e Përfaqësueses së Malit të Zi, Damir Kojasevic.

Kojasevic me Malin e Zi ka zhvilluar disa ndeshje, ndërsa ftohet shpesh në ekipin kombëtar.


Në karrierën ai ka luajtur në kampionate si në Poloni, Kazakistan, Serbi e Maqedoni.

3K4A3365 copy  1

Kojasevic luan si sulmues i krahut, por pozita e tij e favorshme është ajo në mes mbrapa sulmuesve.

Malazezi vjen si përforcimi i parë i afatit kalimtar të janarit te FC Feronikeli.  Ai do të bashkohet me skuadrën kur futbollistët të kthehen nga pushimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app