Zyrtare: Ben Yedder transferohet te Monaco

Monaco ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Wissam Ben Yedder nga Sevilla.
Sulmuesi 29-vjeçar ka qenë sensacion i viteve të fundit te Sevilla dhe forma e mirë ka bërë që të jetë shumë i kërkuar në Evropë.
Ben Yedder ka shënuar 70 gola në 169 ndeshje gjatë katër sezoneve dhe ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi.
Megjithatë, Monaco ka befasuar të gjithë duke arritur marrëveshje për transferimin e tij në Principatë.
Është vet klubi nga Principata që ka konfirmuar transferimin e Ben Yedder me anë të rrjeteve sociale, duke treguar se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
"AS Monaco është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Wissam Ben Yedder nga Sevilla FC".
"Reprezentuesi francez është e angazhuar për pesë sezone", thuhet në njoftimin e Monacos. /Telegrafi/






















































