LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bayern arrin marrëveshje me mbrojtësin gjerman

Zyrtare: Bayern arrin marrëveshje me mbrojtësin gjerman

Bayern Munich më në fund ka arritur marrëveshje me mbrojtësin gjerman, Niklas Sule.

Edhe pse një gjë e tillë ishte paralajmëruar muaj më parë, Bayern dhe Hoffenheim kanë arritur vetëm mbrëmë marrëveshjen për transferimin e Sules në ‘Allianz Arena’.

Mbrojtësi i talentuar gjerman, që ka shkëlqyer me Hoffenheim u bë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.


E përditshmja gjermane ‘Bild’ ka raportuar se Sule ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionët aktual të Gjermanisë.

Sule do t’i bashkohet Bayernit nga muaji qershor

Ashtu siç është pritur, reprezentuesi gjerman do të qëndroi te Hoffenheim deri në fund të stinorit për t’iu bashkuar pastaj Bayernit.

Ky transferim do t’i kushtoi Bayernit 20 milionë euro, ndërsa marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë ditëve të ardhshme me dy ekipet që kanë rënë dakord parimisht.

Për mbrojtësin e talentuar Sule, interesim kishin shprehur, Chelsea, Liverpool, Milan, Inter dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/