Zyrtare: Arsenali nënshkruan me portierin Maty Ryan

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Brightonin për portierin Matheë ‘Maty’ Ryan, i cili do të huazohet deri në fund të sezonit.
Largimi i Emiliano Martinezit nga Emirates kishte lënë zbrazëti dhe pak cilësi tek portierët e ekipit të Mikel Artetas.
Me vetëm Bernd Lenon portier të konfirmuar, drejtuesit e londinezëve ishin në kërkim të një emri të ri i cili do të zëvendësonte gjermanin.
Arsenali tashmë ka njoftuar se e ka gjetur atë dhe bëhet fjalë për portierin e Brightonit, Maty Ryan.
“Mirësevjen në Arsenal Maty Ryan. Portieri australian na bashkohet si huazim nga Brighton deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Ndryshe, Ryan ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon në Ligën Premier, duke pranuar 19 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në dy raste. /Telegrafi/











































