LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arbër Çyrbja prezantohet te Gjilani

Zyrtare: Arbër Çyrbja prezantohet te Gjilani

Gjilani ka prezantuar mesfushorin shqiptar Arbër Çyrbja.

Mesfushori i cili së fundmi ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit, iu bashkua Gjilanit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Ka qenë vet klubi nën kampion i Kosovës që ka zyrtarizuar ardhjen e Çrybjës në radhët e veta.


26-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare për Gjilanin, ndërsa bardhekuqtë do të jenë skuadra e parë jashtë Shqipërisë për të.

Njoftimi i klubit gjilanas:

Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.

Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tij profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasiqë sulmuesi këmbë shpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit.

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori