Zyrtare: Ajaxi nënshkruan me sulmuesin Haller, thyen rekordin e transferimeve të klubit

Klubi i madh holandez, Ajaxi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të West Hamit, Sebastian Haller, i cili ka thyer rekordin e transferimeve të klubit.
Ajaxi e ka nisur ‘egër’ vitin 2021 duke konfirmuar tashmë transferimin e parë të madh.
Bëhet fjalë për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, Haller, i cili bashkohet me gjigantët Eredivisie nga West Hami.
Transferimi i Hallerit thuhet se ka thyer rekordin e klubit holandez, pasi iu ka kushtuar plot 22.5 milionë euro.
“Ajax, West Ham United dhe Sebastien Haller kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit”.
“Sulmuesi nënshkroi një kontratë që është efektive menjëherë me një kohëzgjatje prej katër sezonesh e gjysmë, deri në 20 qershor 2025”.
“Ajax paguan një tarifë transferimi prej 22.5 milionë euro te West Ham United”, thuhet në njoftimin e klubit holandez. /Telegrafi/












































