LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryeministrit: Inkurajohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në konkurset e hapura për ndërmarrjet publike

Zyra e Kryeministrit: Inkurajohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në konkurset e hapura për ndërmarrjet publike

Qeveria e Kosovës thotë se inkurajon të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që të aplikojnë në konkurset e hapura për plotësimin e vendeve të punës për ndërmarrjet publike.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, konkursi është i hapur për drejtor dhe anëtarë të bordeve në Trepçë dhe në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”.


“Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që do të përfaqësojnë interesat e komunës ku Trepça vepron, që të aplikojnë në konkursin për anëtar të bordit mbikëqyrës. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe personat me nevoja të veçanta, të aplikojnë në konkursin e hapur për drejtorë të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore për: Posta e Kosovës dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidromorava’ në Gjilan”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Dokumentacioni i kërkuar sipas konkursit, duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i ndërmarrjes publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit.

Emërimi i bordeve për katër ndërmarrjet publike, prezantimi i planit ekonomik të Qeverisë dhe rikthimi i drejtorit të ATK-së – top ngjarjet e javës në ekonomi
Lexo po ashtu Emërimi i bordeve për katër ndërmarrjet publike, prezantimi i planit ekonomik të Qeverisë dhe rikthimi i drejtorit të ATK-së – top ngjarjet e javës në ekonomi

Afati i konkursit për drejtorë të bordeve është deri më 10 qershor, ndërsa për anëtarë është deri më 20 qershor.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar bordet e reja të katër ndërmarrjeve publike.

Emërimi i bordeve të përkohshme të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike është bërë në ndërmarrjen Trepça, Posta e Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës dhe Infrakos. /Telegrafi/